Albin Kurti si një interpretues suprem i Kushtetutës

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me atë se çfarë thotë Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Latifi ka thënë se me këto deklarata Kurti bën thirrje sikurse ai është rruga e vetme dhe e vërteta e vetme, lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi është shprehur se deklaratat e Kurtit, i cili sipas tij, i ka thënë Presidentit se ai nuk ka të drejtë ta interpretojë kushtetutën për sa i përket çështjes së krijimit të Qeverisë së re, ndërsa vetë ka bërë një interpretim të thuktë të saj po për të njëjtën çështje.

” Albin Kurti i paska thënë presidentit se ai nuk ka të drejtë ta interpretoj kushtetutën për sa i përket çështjes së krijimit të qeverisë së re, ndërsa vetë paska bërë një interpretim të thuktë të saj po për të njëjtën çështje. Madje me tonin e një interpretuesi suprem, që nga lartësitë olimpike të autoritetit të tij thërret: “Unë jam rruga, Unë jam e vërteta!””, ka shkruar Latifi.

Për deklaratën e Kurtit, i cili e bëri publike në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka reaguar edhe juristi Dastid Pallaska, i cili tha se qëllimi i kryeministrit në detyrë është mbajtja e vendit në bllokadë kushtetuese deri sa frustrimi popullor t’i mundësojë atij të arsyetojë trazirat që do t’i hapin rrugë vendosjes së diktaturës. E gjithë kjo mbi bazën e propagandës së shfrenuar që rrejshëm po e prezanton atë si viktimë.

Të ngjashme