Albin Kurti sulmohet me vezë nga protestuesit para Kuvendit

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 10:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është gjuajtur me vezë derisa po shkonte në seancën e Kuvendit, nga një protestues.

Sikur shihet në videon e Ekonomia Online, një qytetar ka gjuajtur në drejtim të liderit opozitar.

Ky qytetar e ka fyer Kurtin, duke përdorur dhe shprehje banale.

Ai është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Numër i vogël i protestuesve para Kuvendit, kërkohet votimi i marrëveshjes së demarkacionit

Derisa në Kuvendi pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin, para këtij institucioni “Fondacioni i Kosovës për Inovacione” dhe disa OJQ të tjera kanë thirrur një protestë, kundër izolimit të Kosovës.

Por thirrjes për protestë i janë bashkuar numër i vogël i qytetarëve. Organizatorët kërkojnë nga deputetët ta votojnë demarkacionin që është kusht për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Protesta është mbajtur me moton “Votojeni demarkacionin, zhbllokoni qytetarët e Kosovës”.

Organizatori i protestës, Bashkim Fazliu, tha se deputetët duhet të votojnë demarkacionin pasi është hipokrizi ta bllokojnë Kosovën me aludimin se vendi humb territor.

Të ngjashme