Albin Kurti takon deputetët e rinj të partisë

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryetari i saj, Albin Kurti, të martën ka mbajtur mbledhjen e parë të Grupit të ri Parlamentar të LVV-së.

Në njoftimin e partisë thuhet me këtë rast u shpreh urimi i fitores të gjithë deputetëve si grupi më i madh parlamentar në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

“Nën kryesimin e kryetarit, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Me këtë rast u shpreh urimi i fitores të gjithë deputetëve si grupi më i madh parlamentar në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryetari Kurti i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës

“Pjesë e diskutimit të mbledhjes ishte edhe procesi negociator për krijimin e qeverisë, me ç’rast kryetari Kurti i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Të ngjashme