Albin Kurti: Thaçi është rrugës së Gruevskit, së shpejti do të kërkojë azil në Rusi

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 14:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur kryetari i lëvizjes, Albin Kurti. Ai ka folur për 4 alternativat që sheh Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me bisedimet me Serbinë.

“Ratifikimi i Kosovës me Malin e Zi e ka inkurajuar edhe më tepër Thaçin për pazare territoriale me Serbinë, nga i cili ne sërish do të dalim humbës”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Haradinaj i dha Malit të Zi hektar tokë për të zënë një ulëse për vete dhe tani këtë gjë sipas tij,  po e bënë edhe Thaçi.

“I bëjë thirrje AAK-së, NISMA-s,  të mos formojnë ekip negociator që do i shërbente Thaçit para faktorëve ndërkombëtar se nuk është i vetmuar, ai është veçse i vetmuar, kjo u dëshmua në protestën e 29 shtatorit ku dëshmua se populli nuk është i këtij njeriu”, tha Kurti.

Kurti tha se askush më parë nuk e kishte besuar se Gruevski do të kërkonte azil në Hungari dhe sipas tij kësaj rruge është edhe Thaçi, i cili së shpejti do kërkoj azil në Rusi.

“Asaj rruge është edhe Thaçi drejt azilit politik në Rusi, ne nuk mundemi me ndal rrugën e tij, por mundemi me ndal me marrë Kosovën me vete, Kosova nuk futet në valixhe, toka jonë është përplot gjak e lot të brezave, të palarat e Thaçit nuk i shërbejnë tokës së Kosovës”, tha Kurti.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje propozon 4 hapa për bisedime me Serbinë si 4 alternativa: shqyrtimi dhe vlerësimi i dialogut 6 vjeçar në Kuvendin e Kosovës, ne duhet ta dimë se çka duam dhe cilat janë qëllimet tona dhe duhet të bëhet një liste kërkesash ndaj Serbisë për kthimin e të pagjeturve etj, platforma me parime te Kosovës për bisedime me Serbinë dhe ekipi negociator të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.

Kurti tha se ekipi negociator duhet t’ i raporton Kuvendit dhe komisioneve nga kërkesat siç është normale në një Republikë siç është Kosova.

Ai tha se 2 hapat e parë mund ti bëjnë edhe para zgjedhjeve të reja, ndërsa hapat 3 dhe 4 vetëm pas zgjedhjeve qe do sjellim legjitimitet të freskët sepse nuk janë tema që janë biseduar në fushatën e fundit.

Të ngjashme