Albin Kurti thotë se ideja për shkëmbim territoresh vjen nga Serbia dhe Rusia

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ideja për shkëmbim territoresh është projekt që vjen nga Serbia dhe Rusia.

Ai citon një letër të ish kryenogociatores Edita Tahirit, dërguar Përfaqësueses të lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ku theksohet se ideja për ndryshim të kufijve në rajonin e Ballkanit është skenarë i ndikuar nga Rusia.

“Edita Tahirin e patëm kundërshtuar e kritikuar me të drejtë përgjatë dialogut 2011-2017 me Serbinë. Mund të jetë vetëm më keq sesa që e thotë ajo në këtë letër që sot i mbushi një vit e gjysmë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Aventura personale e presidentit të Kosovës gjithsesi nuk është edhe projekt personal. Ky projekt vjen nga Serbia e Rusia, pra nga veri-lindja, në kontrast me aleancën e veri-perëndimit, NATO-n”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme