Albin Kurti voton, fton të larguarit nga VV-ja t’i bashkohen procesit

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 11:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albin Kurti, kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur votën e tij para pak minutash në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Zgjedhjet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur kryetarin e ri, Kurti i cilëson si “demokratike”.

Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes që të votojnë duke përfshirë edhe të dorëhequrit nga pozitat partiake.

“Unë e përfundova obligim tim statusor të lëvizjes dhe ftoj të gjithë anëtarët e lëvizjes të votojnë”.

“I ftoj të bashkohen edhe të dorëhequrit nga pozitat partiake”, tha Kurti.

Të ngjashme