Albin Kurti zhvillon bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, mësohet çka u diskutua

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

“Sot pranova një thirrje telefonike nga Miroslav Lajçak, i cili më uroi për postin e marr së fundi, duke më uruar suksese. Gati për të bashkëpunuar në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme