“Albini i refuzojke projektet amerikane si me folë për motin”

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është i habitur se si kryeministri Albin Kurti me gjakftohtësi refuzonte projekte të mëdha amerikane.

‘’Na duhet me kanë atraktiv me Amerikën, me shtet ligjor, siguri. I patëm dy herë opsionet amerikane, ‘Contour Globalin’ dhe gazsjellësin”.

“Ky zotnia jonë, gazsjellësit amerikan, 200 milionë pare falë, edhe njëherë i tha ‘jo’. A e pat me çfarë gjakftohtësie folke thu ti është t’u e kallxu motin. Është e pabesueshme. Këto janë situata serioze’’, ka thënë Haradinaj, në Debat Plus.

Tutje ai ka theksuar se sjellja e Kurtit në raport me këtë projekt është e rrezikshme për Kosovën.

Të ngjashme