Albulena Haxhiu flet për herë të parë si ministre e Drejtësisë

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook tha se do ta kryejë me nder detyrën e re në dikasterin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo pranon se e presin sfida, por është optimiste se do të jetësoj synimet.

“Sot, morra detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës. Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen’, shkruan Haxhiu në Facebook.

Haxhiu u zgjodh Ministre e Drejtësisë derisa me 66 vota u votua qeveria me në krye Albin Kurtin.

Të ngjashme