Albulena Haxhiu lajmërohet pas votimit të Qeverisë Hoti

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se nga një qeveri e popullit, kanë dalur në një qeveri ilegale të Hashim Thacit.

Sipas saj, qeveria e re varet nga shteti serb.

“Prej një Qeverie të popullit, dolën tek një Qeveri ilegale të Hashim Thaçit dhe e cila varet nga Serbia”, ka thënë Haxhiu.

Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme ku u votua qeveria e re.

Të ngjashme