Albulena Haxhiu: PDK-në e ka kapluar zori i humbjes, zgjedhje sa më parë

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se PDK-në e ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe për këtë po zvarritin zgjedhjet.

Ajo këtë deklaratë e bëri duke cituar deklaratën e ministrave në detyrë, Abelard Tahiri dhe Dhurata Hoxha.

“Abelard Tahiri deklaronte se “nuk kemi buxhet për zgjedhje” ndërsa Dhurata Hoxha paska thënë se “nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimi i vizave””, ka shkruar ajo në Facebook.

“I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë. Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë. Zgjedhje sa më parë”

Të ngjashme