Ali Berisha kthehet në krye të AAK-së në Pejë

Pejë | 09 Qer 2018 | 17:05 | Nga

Në Degën e Aleancës në Pejë ka ndodhur rokadë. Fatmir Gashi, kryetar i gjertanishëm i AAK-së në Pejë, ka hapur garën për këtë pozitë pa vënë emrin e tij në ri-kandidaturë, kështu që strukturat partiake të degës, kanë kthyer në udhëheqje Ali Berishën, deri më tash sekretar organizativ i AAK-së në nivel qendror.

“Ali Berisha – mjek me profesion, aktualisht zv/ministër i Shëndetësisë, një figurë shumë popullore në strukturat e partisë dhe në Pejë, ka qeverisur me këtë komunë nën logon e AAK-së për 5 vjet e 8 muaj”, thuhet në njoftim.

Në deklaratën e parë pas rizgjedhjes Ali Berisha ka vënë pikat orientuese të energjisë së veprimit. Berisha ka shfaqur një qëndrim të prerë për të gjithë lojtarët politikë dhe mekanizmat tjerë në komunën e Pejës. Ka garantuar në rikthim të AAK-së në komunë.

“Aleanca dhe unë do të sillemi me kartë reciproke ndaj të gjithëve. Ne nuk do të heshtim ndaj gjërave dhe dukurive negative nga kushdo qofshin. Jemi të interesuar të punojmë. Puna ekipore do të jetë maksimë për ne. Po fillojmë ripërtëritjen e kontratës me qytetarët. Peja do të ketë dinjitet”, ka deklaruar Berisha me të marrë detyrën e re.

Ndërsa Fatmir Gashi kryetar i gjertanishëm i AAK-së në këtë qytet, ka shprehur bindjen e plotë se me Ali Berishën, AAK do të kthehet edhe në qeverisjen lokale.

Kryetari i ri i degës së AAK-së në Pejë, brenda 60 ditësh obligohet të emërojë Kryesinë e re në përbërje prej 30 anëtarësh dhe 3 nënkryetarësh. Në AAK-në e Pejës thonë se ndryshimet priten të jenë të mëdha, meqë Berisha është rikthyer me kartë dhe standard të ri.

“Një falënderim për punën e sinqertë në periudhat drejtuese të degës, si nga Gashi e edhe nga Berisha ka shkuar edhe për kryetarët e mëparshëm prof. Dr. Muhamet Mala dhe Naim Sahiti, si dhe të gjitha strukturat, aktivistët, simpatizantët dhe votuesit”, ka shkruar Gashi.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Image may contain: 1 person, crowd and indoor

Image may contain: 3 people, people smiling, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme