Aliu: Asociacioni dhe Demarkacioni me Malin e Zi, ishin përgatitje e trenit për ndarje të Kosovës

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Libur Aliu  në një konferencë për media, në 5 vjetorin e nënshkrimit të dy marrëveshjeve atë të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se këto dy marrëveshje ishin përgatitje  e trenit për ndarje të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aliu ka thënë se këto dy marrëveshje të arritura brenda pak ditësh, sa do që duken të ndryshme kishin qëllimin e ndarjes.

“Të dyja  me goditje në të njëjtën  e pikë, e që veprimet politike klubit të stërvjetërsuar politik i dhanë kuptim të plotë në vitet e më vonshme.  E para na soli copëtimin përbrenda e që Hashim Thaçit do ta përdorte si synim për ndarjes, dhe e dyta e testonte cenimin e territorit të vendit, pra të shihet se a jemi të gatshëm ne të japim territor”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, liberalizimi i vizave ishte përdorë si kartë për nëshkrimin e këtyre dy marrëveshjve dhe më pas për ratfikimin e demarkacionit.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe se nuk mund të bisedohet më Serbinë pa pasur zgjedhje.

“Në këtë proces të dialogut faktorët politikë nuk kanë legjitimet dhe as platformë. Legjitimiteti mund nuk mund të vijë pa zgjedhje”, ka thënë Aliu.

Kurse deputeti Shpejtim Bulliqi ka thënë se në vend të demarkimit ka ndodhur delimitimi.

“Në vend që të ruhen kufijtë administrativë të Kosovës në Jugosllavi, komisioni i Murat Mehës është ulur dhe ka bërë delimitim dhe jo demarkim të kufirit. Ish-komisioni është marrë vesh me malazezët që të vendoset kufiri mbi kriterin e kadastrit. Në vend të demarkimit ka ndodhë delimitimi dhe caktimi i një pike të re kufiri”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se komisioni ynë nuk ka pasur fatin që t’i krijohen kushtet që të ulet me palën malazeze dhe t’i paraqesin gabimet që kanë ndodhur.

“Tashmë qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimin për komisionin. Është keq që vendi tash është pa komision dhe do të presim se si do të veprojë Qeveria. Priten probleme që të ndodhin në demarkimin me Serbinë. Nëse shkohet edhe me Serbinë sikur me Malin e Zi, pasojat do të jenë të mëdha. Çdo hapje e temave për korrigjim të kufirit do të ketë pasoja të mëdha”, ka thënë Bulliqi.

Të ngjashme