Aliu i VV-së e quan spiun gazetarin Haxhiu i cili foli për takime të fshehta mes Kurtit e Thaçit

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Liburn Aliu i cili është edhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, i ka reaguar me fjalë të rënda publicistit Baton Haxhiu, i cili deklaroi se Presidenti Thaçi dhe lideri i VV’së Albin Kurti, janë takuar edhe dy herë të tjera përveç takimeve zyrtare në Presidencë.

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka përdorur fjalë të rënda deri në linçim kundër drejtorit të Klan Kosovës dhe publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur spiun.

Përmes një statusi në Facebook, Aliu ka shkruar se Haxhiu e ka humbur udhën në oborr. Por Aliu nuk është ndalur më kaq, ai ka vazhduar me akuza të rënda ndaj Haxhiut, duke e quajtur gënjeshtar dhe spiun.

“Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu në Facebbok’un e tij.

Vlenë të theksohet se ky reagim i Aliut vjen pasi që Haxhu përmes një paraqitje televizive tha se Albin Kurti dhe Presidneti Thaç janë takuar edhe dy herë tjera larg kamerave.

“Janë takuar edhe dy herë të tjera, pas kamerave gjatë, janë taku gjatë, janë takuar dy herë gjatë gjatë kësaj kohe, zoti Albin Kurti dhe zoti Hashim Thaçi, janë takuar gjatë unë nuk e di përmbajtjen se çfarë kanë folur, janë treguar korrekt dhe nuk e kanë bërë publike këtë”, tha Haxhiu në Info Magazinë.

Të ngjashme