Aliu kandidon për mandatin e ri në krye të PDK-së së Ferizajt

Ferizaj | 21 Pri 2019 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj thotë se ka përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor duke filluar nga strukturat e saja në nëndegët e partisë për të vijuar me Kuvendin Zgjedhor për organet drejtuese të Degës, respektivisht Kryetarin dhe Kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Tashmë, me përmbylljen e procesit zgjedhor në nëndegë, Komisionit Zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, kryetari i deritanishëm i degës dhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka dorëzuar kandidaturën dhe platformën drejtuese për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj. Me këtë rast në letrën e kandidimit dërguar Komisionit Zgjedhor, i pari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu është shprehur se PDK dhe platforma jonë politike “Dekada e Re” është shpresë dhe mundësi për të gjithë në procesin e shtetndërtimit.

“Dekada e Re ka shtrirë fuqishëm mundësinë për të gjithë qytetarët që me kontributin e tyre të ndërtojnë vendin, t’i japin shansin gjithësecilit që në sektorë të ndryshëm të fuqizojnë procesin tonë të shtetndërtimit. PDK në Ferizaj ka krijuar modelin e subjektit fitues të shumëfishtë të zgjedhjeve dhe ofertës së sinqertë për qytetarët, rezultatet e së cilës kanë krijuar modelin e mirëqeverisjes në historinë politike të pasluftës në një komunë. Kontributi i burrave dhe grave, të rinjve ka ngritur në lartësinë e suksesit dhe prosperitetit forcën tonë politike, me dijen profesionale e përpjekjen e pakursyer, andaj në funksion të fitores sonë të padiskutueshme, kontinuitetit të progresit të Ferizajt, paraqes kandidaturën time për kreun e PDK-së në Ferizaj” tha kryetari i deritanishëm i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu.

Të shtunën subjekti ynë politik, mban kuvendin zgjedhor të degës për të zgjedhurit e ri në strukturën e saj drejtuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme