Aliu: Në Beograd e bëra të qartë se do ta ndërtojmë hekurudhën Prishtinë-Durrës

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se rruga Prizren-Tetovë është strategjike dhe krijon mundësi për zhvillim ekonomik përmes turizmit në atë zonë.

Por, ai tha se kjo nuk e zhvendos nga prioritetet e tij autostradën Pejë-Prishtinë, duke shtuar se projekti nuk është anuluar dhe do të vazhdojë menjëherë sa të kryhet rivlerësimi i shpronësimit.

“Rruga Prizren-Tetovë përpos që i lidh Prizrenin dhe Tetovën, përpos që krijon mundësinë e zhvillimit ekonomik për zonën që është në të dy anët e parkut nacional ku zhvillimi ekponomik në fushën e turizimit dimorër dhe veror do të mund të bënte lidhje, ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm që del nga studimi i fizibilitetit e që e lidh Rrugën e Kombit me korridorin e tetë. Pra, përpos një pjesë e madhe e qytetarëve në jug të Kosovës do të mund të lidhen me Shkupin shumë më shpejt edhe një pjesë e udhëtarëve të Shqipërisë veriore do të lidhen me Shkupin”.

“Rruga Prishtinë-Pejë është prioritet i Qeverisë dhe ne do ta bëjmë, se nuk e kemi ndalë shpronësimin, i cili rikthehet në rivlerësim dhe pas tij do të vazhdojë projekti”.

Aliu tha se ka pasë telashe të mëdha nga qeverisjet e kaluara që po iu duhet t’i zgjidhin.

Ai u pyet nga deputetja Time Kadriaj për atë që ka thënë në Beograd gjatë seancës së Kuvendit.

“Në Boegrad ia kam bërë të qartë se do ta bëjmë herkudhën Durrës-Prishtinë. Edhe me Malin e Zi e kemi bërë të qartë që do ta bëjmë për Deçan-Plavë, pavarësisht që s’ka pasë marëveshje. Këto i kam sqaruar edhe në Beograd, kjo ka qenë detyrë e imja dhe e kam kryer detyrën time”.

Aliu tha se hekurudha me Durrësin do të lehtësojë transportin e mallrave dhe mund ta shndërrojë Prishtinën në një vend nga ku mund të shpërndahen këto mallra.

Të ngjashme