Aliu: PDK-ja praktikisht është pjesë e Qeverisë, po bënë lojë sikurse PSD-ja

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu në konferencën për medie ka folur edhe për përfshirjen e PDK-së në Qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se PDK-ja praktikisht është në Qeveri, po vepron ngjashëm sikur PSD-ja në qeverinë Haradinaj.

“PDK praktikisht është pjesë e Qeverisë, është një lojë e dyfishtë e PDK-së që më parë ka qenë PSD-ja me miratim të buxhetit”, ka thënë Aliu, raporton Ekonomia Online.

Ai  duke folur për procesin e dialogut,  tha  se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe se nuk mund të bisedohet më Serbinë pa pasur zgjedhje.

“Në këtë proces të dialogut faktorët politikë nuk kanë legjitimet dhe as platformë. Legjitimiteti nuk mund të vijë pa zgjedhje”, ka thënë Aliu.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme