Aliu-Qeverisë: I keni ndezë “sharrat” diku me Projektbuxhetin e vitit 2021

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se projektbuxheti nuk është në interes nacional.

“Saher që thirret në këtë Kuvend për interes madhor nacional, nga përvoja menjëherë duhet me shiku anash ku po dhezet sharra, saher që e përmendni ju ne e kemi të drejtën të mendojnë që me këtë projektbuxhet e keni dhezë sharren, dhe këtë mos na e pshtillni me interes nacional”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë poashtu se projektbuxheti i qeverisë është jolegjitime.

“Po e thirrni ju dhe jo qeveria sepse qeveria po dihet që është jolegjitime, kjo qeveri nuk është zgjedhë asnjëherë sepse është jolegjitime. Prandaj që në start, legjitimiteti juaj nuk ekziston, ju nuk keni të drejtë të sillni projektbuxhet dhe po shikoni të vazhdoni të bëni zi e më zi”, tha Aliu.

Shefi i deputetëve të VV-së tha se projektbuxheti nuk ka ndarë mjete për shëndetësi e arsim por për insfrastrukturë.

“Ky projektbuxhet s’ka asgjë për shëndetësi, keni shtu buxhet për infrastrukturë e ne jemi në krizë të pandemisë”, u shpreh ai.

Të ngjashme