Aliu takohet me shefin e stafit të KFOR-it në Kosovë, flasin për bashkëpunim

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur sot në takim Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry.

Në këtë takim, u diskutua për prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin me KFOR-in për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për zonat e mbrojtura të natyrës, gjendjen mjedisore, si dhe ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme