Aliu: Të bëhet analizë e hollësishme për 53 milionë eurot shtesë dhënë Bechtel Enkas

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 12:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Liburn Aliu, në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me vendimin e qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel Enka në kontratën për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit, tha se duhet të kërkohet përgjegjësi dhe analizë e hollësishme për 53 milionë eurot, raporton Ekonomia Online.

“Autostrada Prishtinë-Hani Elezit është nënshkruar nga qeveria në largim. Ajo ka qenë një kontratë që kontraktuesit i jep shumë autoritet dhe që qeveria është shumë pak e përfshirë. Për shkak të testimeve të mëdha që i ka bërë Bechtel Enka, në faqet e malit janë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut. Kur u nënshkrua kontrata, qeveria ka qenë shumë e papërgjegjshme, sepse ka ofruar buxhet më pak sesa është dashur”.

Sipas Aliut, përgjegjësia për zgjatjen e kontratës është te vonesa e pagesave, raporton EO.

 

Të ngjashme