Aliu thotë se LDK-ja po bën kushtëzime për kryeministrin, shpreson për koalicion

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 14:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende është duke shqyrtuar mundësinë e lidhjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.

Por Liburn Aliu nga kjo parti ka deklaruar se LDK-ja po bën kushtëzime në lidhjen e një koalicioni të mundshëm.

Edhe pse Aliu shprehet optimist për një koalicion VV-LDK.

“Ne jemi të sinqerte jemi duke punuar të bëjmë koalicion një përpjekje të tillë e kemi që një vit. Duhet pas parasysh se kushtëzimet janë të dëmshme, e dëmtojnë mundësinë të ketë koalicion”.

“VV-ja është komode të kandidoj edhe e vetme. Ka takime ne do të jemi të sinqerte dhe shpresojmë të ketë rezultat dhe koalicion për çka jemi duke u përpjekur që një kohë të gjatë”.

Ai tha se në Vetëvendosje askush nuk është kundër kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre, por bisedimet duhet të bëhen pa kushtëzime.

“Natyra e kushtëzime mund të jetë problemi kryesor, bisedat pa kushtëzime mund të sjellin marrëveshje dhe është e mundshme jam optimist, ma zbehin besimin kushtëzimet si mua dhe VV-së”.

“Veprimi i një anshëm ka qenë dëmtuese, ne nuk kemi marr vendime në kryesi e këshill kemi qenë të gatshëm të flasim për gjitha temat ashtu është edhe sot”.

“Pa hequr kushtëzimet është e vështirë, takimet janë shpresëdhënëse që të ketë koalicion. Nuk është çështje e individit, nuk jemi kudër Vjosa Osmanit. por bisedat pa kushtëzime mund të qojnë në rezultat”.

“Vazhdoj të jemi optimist dhe jemi të gatshëm të jemi intensiv në takime, nga tani e deri në përfundim të afatit mund të ulemi e të flasim me shpresë për koalicion”.

Paradite dy liderët e këtyre partive janë takuar në një nga hotelet në kryeqytet, por që nuk janë deklaruar për medie.

Gjithashtu LDK-ja ka mbajtur një takim me strukturat e kësaj partie, ku Lutfi Haziri ka deklaruar se janë duke punuar për të arritur një marrëveshje parazgjedhore me VV-në.

Ai ka treguar se në takimin e sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtiti janë biseduar çështje konkrete të programeve.

Të premten në ora 24:00 është afati i fundit kur partitë duhet të dorëzojnë aplikimet për certifikim.

Të ngjashme