Alma Lama dekretohet ambasadore në Itali

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 10:02 | Nga

Alma Lama ka marrë dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për ambasadore në Romë të Italisë

Me këtë rast Lama ka shkruar në “Facebook” ku ka njoftuar për dekretimin e saj.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se sot mora dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Republikën e Kosovës në shtetin e Italisë. Po kështu dhashë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës”, shkruan Lama.

Lama po ashtu është zotuar se do të punoj me të njëjtin përkushtim në mënyrë që Kosova të përfaqësohet denjësisht në Itali.

“Tani e tutje si përfaqësuese e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të punoj me të njëjtin përkushtim që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të denjë të mundshme në shtetin mik, Italinë, që qytetarët e Kosovës që jetojnë atje, të ndihen të përkrahur dhe dinjitozë për shtetin e tyre, që marrëdhëniet mes dy vendeve të avancohen, duke respektuar plotësisht punën që kanë bërë paraardhësit e mi atje”, ka shkruar tutje ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme