Alma Lama emërohet ambasadore në Itali

Prishtinë | 05 Kor 2016 | 07:50 | Nga

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, do të jetë ambasadorja e ardhshme në Itali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme. Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama”, ka shkruar Mustafa, në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme