Alush Gashi në Washington, takon kongresmenin amerikan Ritchie Torres

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Alush Gashi, drejtues i Institutit për Punë të Jashtme, ka takuar në Washington kongresistin Ritchie Torres, i cili së fundi ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.

Ai tha se me Torres ka biseduar për shumë çështje me rëndësi të madhe për Kosovën.

“Me kongresistin Ritchie Torres diskutuam për situatën aktuale globale dhe implikimet e saj në sigurinë e Kosovës, rëndësinë kruciale të përfundimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke, njohjen nga të gjitha vendet e NATO-s dhe delegacioni i Kongresit në Kosovë”.

Torres ka bërë fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE e NATO dhe për këtë u ka shkruar letër Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, kishte shkruar ai.

Të ngjashme