Ambasada amerikane nuk bën lista për “Lutjet e mëngjesit”

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 08:43 | Nga

“‘Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare’, (Lutjet e mëngjesit), nuk është ngjarje zyrtare e qeverisë amerikane, por ngjarje e organizuar privatisht nga një OJQ në emër të nikoqirëve nga Kongresi Amerikan”, ka deklaruar për “Zërin” Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës amerikane

Derisa skena politike shtyhet mes vete se kush ka marrë ftesë e kush jo për në “Lutjet e mëngjesit” në SHBA për t’u prezantuar si miq të amerikanëve, vetë Ambasada amerikane në Kosovë bën të ditur se kjo ngjarje nuk është zyrtare e qeverisë amerikane dhe se listat e të ftuarve nuk bëhen as nga Ambasada dhe as nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

“‘Mëngjesi i Lutjeve Kombëtare’, (Lutjet e mëngjesit), nuk është ngjarje zyrtare e qeverisë amerikane, por ngjarje e organizuar privatisht nga një OJQ në emër të nikoqirëve nga Kongresi Amerikan”, ka deklaruar për “Zërin” Michelle Schohn, zëdhënëse e Ambasadës amerikane. Ajo ka bërë të ditur se Ambasada amerikane nuk ka ndonjë rol në formimin e listave të atyre që ftohen për të marrë pjesë në këtë ngjarje. “Ambasada amerikane dhe Departamenti i Shtetit nuk kanë ndonjë rol në përpilimin e listave të të ftuarve ‎dhe nuk janë në dijeni se kush është i përfshirë në to”, ka theksuar Schohn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme