Ambasada britanike mbështet Qeverinë e Kosovës për aksionin në veri

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar sot pas aksionin të Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se veprimet kundër krimit të organizuar janë në interes të të gjithë qytetarëve.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se mbështet Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për sundim të ligjit në gjithë Kosovën.

“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën.

Përpjekjet për të penguar këtë aksion me dhunë si dhe përdorimi i retorikës nxitëse shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.

Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që i kërcënojnë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në Kosovë.

Të ngjashme