Ambasada Britanike nuk komenton deklaratat e Mustafës, kërkon luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 08:37 | Nga Besa Maliqi

Ambasada Britanike në Prishtinë nuk ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, se ndërkombëtarët janë të interesuar më shumë për stabilitet qoftë ai i menaxhuar nga krimi, raporton Ekonomia Online.

Në një përgjigje përmes postës elektronik, nga Zyra për Informim e Ambasadës së përfaqësuar nga Ruari O’Cannell, thonë se për ta rëndësi ka vetëm lufta kundër korrupsionit.

“Për qeverinë Britanike asgjë nuk është më e rëndësishme se sa luftimi i korrupsionit dhe ndërtimi i sundimit të ligjit”, thuhet në përgjigjen e përcjell për EO.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa përmes një shkrimin në rrjetin social Facebook ka thënë se ndërkombëtarët duan veç stabilitet edhe nëse ai vjen nga krimi.

“U vërejt që edhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin”, ka shkruar Mustafa, në Facebook.

Të ngjashme