Ambasada e Britanisë ia jep Haradinajt vizën

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 13:03 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e ka marrë vizën nga Britania e Madhe, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Qeverisë, i pyetur nga gazetarët se e ka marrë vizën nga Ambasada e Britanisë ka qenë i shkurtër në përgjigje: “Po, po e kam marrë”.

Gjatë ditës, Ambasada e Britanisë në Kosovë nuk e ka komentuar nëse i është refuzuar përfundimisht viza kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili planifikon të marrë pjesë në një takim të BERZh-it javën tjetër në Londër.

Ditë më parë Haradinaj, tha se do të ishte mirë që politikanëve t’iu refuzohen vizat, por t’iu jepen qytetarëve, në mënyrë që të lëvizin lirshëm.

Kjo pasi u pyet nga Ekonomia Online lidhur me raportimet në medie se Ambasada e Britanisë së Madhe ia ka refuzuar vizën.

Haradinaj ka mohuar se i janë refuzuar aplikimet për vizë, nga ambasada e SHBA-së dhe ajo e Britanisë së Madhe.

“Shumë keq është nëse ndodh. Mirë na kishin ba neve politikanëve me na i refuzuar vizat po ma jua dhanë qytetarëve. Ma keq që ka mbet një vend kështu. Politikanët i marrin vizat mos jua bani dertin, sigurt po ju them që i marrin. Problemi është se Kosova është e izoluar”.

“Sa i përket Anglisë, unë kam vizitë më 26 shkurt me qenë i rregullt kam aplikim si çdo qytetar për vizë, procedura ma e shkurtër ishte 5 ditë deri 2 javë. Nuk kam kërkuar vizitë të jashtëzakonshme”.

Të ngjashme