Ambasada e Italisë në Kosovë e mirëpret takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve në Bruksel

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Italisë në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e mirëpresin takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Italia thotë se e mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si platforma e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet dhe për të arritur një marrëveshje.

“Italia mirëpret takimin e sotëm mes Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, shkruan Ambasada e Italisë në Kosovë.

Të ngjashme