Ambasada e Kosovës në Jerusalem: Vjen reagimi nga Richard Grenell

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Sot Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, e për këtë ka reaguar edhe ish i dërguari special nga ish presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell, shkruan Gazeta Metro.

Grenell, përmes një postimi në Tëitter, e përmbledhi me disa fjalë këtë hapje të ambasadës.

“E madhe. Historike. E bukur. Mezi po pres ta shoh personalisht”, shkroi Grenell.

Kujtojmë se hapja e kësaj ambasade kishte ngjallur reagime të shumta, ndonjëherë edhe mospajtime mes politikanëve e zyrtarëve të ndryshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme