Ambasada e ShBA-së kërkon nga Thaçi emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin për vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, duke e pamundësuar kështu funksionalizimin e këtij institucioni.

Deklarata e plotë e Ambasadës së ShBA:

Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.

Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike.

E nxisim presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës, përfundon Deklarata e Ambasadës së SHBA.

Opozita dhe mediat ka kohë që kanë shtruar problemin e paralizimit të KQZ-së, si pasojë e mosemërimit të anëtarëve të këtij institucioni nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme