Ambasada e ShBA-së konfirmon anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit Timothy Orr.

Richard Mei, zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, ka thënë për portalin Koha.net se anulimi i vizitës ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se vizita e Gjeneralit Orr është anuluar lidhur me tarifat në produktet nga Serbia dhe Bosnia. Nuk kemi tjetër koment lidhur me vizitat e ardhshme apo trajnimet e planifikuara”, ka thënë Randobrava.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme