Ambasada e ShBA-së mbështet bashkëpunimin rajonal në luftën kundër pandemisë COVID-19

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Përmes një komunikata për medie Ambasada e ShBA-së ka mbështetur bashkëpunimin rajonal në luftë kudër pandemisë Covid-19.

Me tutje në komunikat thuhet se duhet të gjithë së bashku të gjejnë një zgjidhje për të lehtësuar kufizimin e lëvizjes.

Komunikata e plotë:

SHBA-të kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19. Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë.

Të ngjashme