Ambasada e Shqipërisë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Edhe një konfirmim se Kosova është realitet i patjetërsueshëm

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Izraeli e kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Pas zyrtarizimit të njohjes, ka reaguar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Vendosjen e këtyre marrëdhënieve, kjo ambasadë po e sheh si konfirmim se Kosova është shtet dhe realitet i patjetërsueshëm.

Postimi i plotë:

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës  për të gjithë mbështetjen!

Të ngjashme