Ambasada Gjermane: Ushtria duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 16:18 | Nga

Zyrtarë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë thënë që formimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese, raporton Zëri.

“Definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së, duke përfshirë një transformim të mundshëm në forca të rregullta të armatosura, është vendim sovran i Kosovës. Me këtë rast është e rëndësishme që transformimi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu ata thonë që e rëndësishme për këtë proces është bashkëpunimi i vazhdueshëm i NATO-s me Kosovën.

“Proceset politike të transformimit duhet të jenë transparente dhe përfshirëse. Përveç kësaj, për bashkëpunimin e ardhshëm me NATO-n është me rëndësi që mënyra e transformimit të koordinohet me partnerët e NATO-s”, thuhet aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme