Ambasada italiane: Heqja e reciprocitetit nxitje për rifillim të dialogut

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Italisë në Kosovë, duke komentuar heqjen e reciprocitetit me Serbinë nga Qeveria Hoti, ka vlerësuar se ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillimin e shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së.

Ambasada nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se është e gatshme të mbështesë Serbinë dhe Kosovën.

“Italia pajtohet plotësisht me Lajçakun. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillim të shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së. Jemi të gatshëm të mbështesim Serbinë dhe Kosovën në përpjekjet e tyre”, thuhet në postimin e ambasadës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme