Ambasadat e Kosovës nëpër botë nuk e kujtuan masakrën e Reçakut

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Derisa e tërë bota u kthye nga Kosova për të kujtuar këtë ngjarje, dhe erdhën ambasadorë për ta ndjerë dhimbjen me kosovarët, si William Wallker, ambasadorët tanë jashtë Kosovës, nuk e panë të udhës ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ish-shefi i misionit të OSBE’së në Kosovë, Willaim Walker, i cili ka parë nga afër masakrën e Reçakut në 1999, ka thënë se Reçaku përfaqëson atë se çfarë ndodhi në të gjithë Kosovën nga forcat e pamëshirshme serbe, shkruan Gazeta Metro.

Walker tha se populli i Kosovës duhet të kujtojë çdo masakër tjetër që ka ndodhur njëjtë sikurse këtë të Reçakut.

“Jam shumë i kënaqur se çdo vit më shumë njerëz nga Kosova vijnë të shohin atë që përfaqëson Reçaku. Jam i familjarizuar me masakrën e Reçakut, por kishte dhjetëra e qindra masakra të tjera dhe shpresoj që populli i Kosovës t’i kujtojë ato masakra ashtu siç e kujtojnë masakrën e Reçakut, ajo se çfarë ndodhi këtu dhe ajo se çfarë ndodhi me krimet e tjera të luftës nëpër Kosovë”, tha ai dje në Reçak.

Krahas këtij gjesti të turpshëm ka reaguar edhe seputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu nga PDK’ja, e cila ka publikuar faqet zyrtare të ambasadave që nuk kanë shkruar asnjë fjalë për këtë masakër, siç tha ajo, ‘asnjë fjalë s’u shpëtoi nga goja’.

Ambasadat që nuk kanë reaguar fare për këtë ngjarje janë: Ambasada e Kosovës në Gjermani, Austri, Slloveni, Bernë, Itali, Francë, Hungari.

Musliu, ka thënë se kjo masakër u kujtuar nga qytetarët kosovarë, e nga e gjithë bota, por jo edhe nga ambasadat tona.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Asnjë fjalë s’iu shpëtoi nga goja.

Dje ne Kosovë u shenua 21 vjetori i masakrës së Reçakut, masakrës që dëshmon më së miri për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë.
Kjo masakër u përkujtua nga qytetarët dhe përfaqësuesit e Kosovës e të Shqipërisë, u përkujtua edhe nga Ambasadat e Ambasadorët e shteteve të shumta të akredituara në Republikën tonë.
Pata kohë të kaloj nëpër faqet e Facebook-t të Ambasadave tona nëpër botë dhe nuk hasa asnjë shkronjë që përkujton këtë masakër. A ka Kosova Ministri të Punëve te Jashtme???.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme