Ambasadorët e QUINT-it në takimin e grupit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 10:15 | Nga Besjana Bajrami

Ka filluar të mbahet takimi i radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi. Në takim po marrin pjesë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ekipi Negociator, raporton Ekonomia Online.

Në takim ishin ftuar edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita LDK dhe VV, të cilët nuk po marrin pjesë.

Këta të fundit bojkotuan edhe takimin e djeshëm të këtij grupi koordinues.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka ndarë 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe Projektligjin për detyrat përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës se Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Kuvendi i Kosovës ka votuar më 15 dhjetor të 2018 me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.

Pjesëtarë të ekipit dialogues me Serbinë jenë gjithsej 11 anëtarë: 7 nga koalicioni, 3 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile.

Këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues: Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët, një përfaqësues i shoqërisë civile që  do të votohet nga ekipi dialogues, dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t’i marrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme