Ambasadorët e QUNIT-it s’flasin për medie, përfundon takimi me liderët e institucioneve kosovare

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 13:31 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas më shumë se një ore ka përfunduar takimi ndërmjet të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Përkundër insistimit të medieve ata nuk kanë pranuar të flasin për detajet e takimit.  

Takimi ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

Kurse Qeveria e Kosovës ka këmbëngulur se këtë të drejtë qytetarët e Serbisë në Kosovë duhet ta ushtrojnë përmes postës ose Zyrës Ndërlidhëse.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme