Ambasadori amerikan i reagon ashpër ministrit rus që e quajti “trillim” masakrën e Reçakut

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili e quajti “trillim” masakrën e Reçakut të kryer nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Hovenier ka thënë se këto deklarata lavdërojnë krimet e luftës e rihapin plagët e të mbijetuarve, si dhe sipas tij çnderojnë edhe kujtimin e të vdekurve.

“Përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar historinë e mirë-dokumentuar të masakrës së Reçakut lavdërojnë krimet e luftës, çnderojnë kujtimin e të vdekurve dhe rihapin plagët e të mbijetuarve”, ka shkruar ai.

Tutje, Hovenier ka thënë se ata që mohojnë mizoritë në Reçak pengojnë edhe pajtimin rajonal si dhe konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar në fund Hovenier.

Të ngjashme