Ambasadori amerikan kërkon që Qeveria të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informatave

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasador i Shteteve të Bashkuara Philip S. Kosnett ka kërkuar që Qeveria të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarjen e informatave, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria ka rol në luftimin e dezinformatave. Liria e shprehjes është thelbësore për çdo demokraci. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë e ndërgjegjshme në shpërndarje e informatave të sakta”.

Kosnett në konferencën e organizuar nga NDI-ja ku është diskutuar rreth zbulimit dhe luftimit të dezinformatave, si dhe pranisë së këtij fenomeni në Kosovë dhe Ballkan, pati kërkesë edhe për gazetarët.

“Gazetarë përdorni forcën tuaj, na jepni informata të sakta, edhe qytetaret mund të kontribuojnë në këtë asket. Qytetarët të përzgjedhin mediet që informojnë saktë dhe jo ato që dezinformojnë”.

“Kosova ka shumë medie. Shumë nga ju po e shini telefonin tuaj e nuk po e përfillni fjalimin tim. Së pari shumë prej tyre portaleve të financuara dobët nuk kanë para për të konfirmuar informatat, e dëgjojnë një thashetheme edhe e publikojnë”.

“Teknologjia na ka mundësuar që të shpërndahen lajme pa e ditur a jonë të vërteta. Mënyra se si i përthimin informatat ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluar, p.sh merrnim lajme nga gazetat, e më pas edhe në TV dëgjonim lajmet”.

Të ngjashme