Ambasadori amerikan uron Kurtin për Qeverinë e re

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.

Kosnett ka shkruar në “Twiteer”, se shpreson që me Kurtin do të punojnë për një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetet për të gjithë qytetarët.

“Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e Re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbanimaskën”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme