Ambasadori britanik i del ne krah kolegut zviceran: E tha atë që e mendojmë të gjithë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Amabasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell i ka dalë në krahë kolegut të tij nga Zvicra, Jean-Hubert Lebet, pas kritikave të shumta të drejtuara ndaj këtij të fundit pas fjalimit të mbajtur në Skenderaj, ku kritikoi qeverisjen në Kosovë, duke thënë se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”.

O’Conell mendon se ambasadori zviceran e ka thënë atë që tashmë të gjithë e mendojnë.

Sipas britanikut tashmë ka ardhur koha që populli i Kosovës ta do vendin dhe të veprojë kundër krimit dhe korrupsioni.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruan O’Conell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme