Ambasadori britanik pak para seancës kërkon që deputetët të marrin pjesë në votimin për presidentin

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Kosovë që u nxitën nga një nismë e Vetëvendosjes për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, shkruan Reporteri.net. 

Abbott ka thënë se teksa Kuvendit shumë shpejt pritet të mbajë seancë për presidentin, nëse kjo ndodh me sukses, atëherë procesi i formimit të institucioneve do të ketë përfunduar dhe ata mund të fillojnë të punojnë seriozisht, por nëse ndodh e kundërta atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Abbott ka thënë se që nga 14 shkurti mesazhi i tij për liderët e partive politike ka qenë ky:

1) Vota – pjesëmarrja më e madhe që nga viti 2004 – ishte një sinjal i qartë nga populli i Kosovës për ndryshim dhe qeveri efektive;

2) Të gjitha partitë, jo vetëm partia fituese, duhet të luajnë një rol konstruktiv në formimin e institucioneve;

3) Zgjedhjet e reja në mes të një krize pandemike dhe ekonomike nuk janë në interesin e askujt.

Abott thotë se ky qëndrim nuk ka ndryshuar as sot. Abbott ka thënë se deputetët duhet të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes së tyre dhe votës së tyre.

“Nuk ka ndryshuar as sot.
Mbrëmë kemi parë shumë deputetë që flasin në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës. Pikëpamja ime është se mbrojtja e demokracisë dhe institucioneve të Kosovës do të thotë gjithashtu të luash një rol të rëndësishëm në Zgjedhjet Presidenciale. Deputetët mund të votojnë siç dëshirojnë. Por akti përgjegjës është që ata të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes së tyre dhe votës së tyre”, ka shkruar Abottt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme