Ambasadori Cufaj s’dëshmon në detaje për rastin e Agon Musliut, thotë se rasti është duke u hetuar

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 16:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasador i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj përmes video-lidhjes ka dëshmuar në Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ai në pyetjet e deputetëve ka refuzuar  të përgjigjet meqenëse rasti i Agon Musliut, të riut që vdiq në Qendrën e Studentëve, është duke u hetuar.

Cufaj gjatë raportimit në komisionin hetimor ka thënë se te organet e hetuesisë ka dorëzuar emrin dhe mbiemrin e Agon Musliut si dhe raportin mjekësor ku dëshmohet se ai ka pasur probleme shëndetësore.

“Si Ambasador i Kosovës, për rastin në fjalë kam dhënë deklaratë me shkrim pran organeve të hetuesisë së Kosovës dhe kamë dorëzuar provat për korospodencën. Te organet e hetuesisë kemi dorëzuar edhe listën në fjalë të  emrit dhe mbiemrit të të ndjerit”.

“Po ashtu kemi. dorëzuar edhe dokumentin mjekësor ku dëshmohet se i ndjeri kam pasur probleme shëndetësore, çështja në fjalë është në fazën e hetimeve dhe unë si ambasador qëndroj prapa deklarimit. E vërteta është se ne kemi kryer detyrën dhe në lidhje me rastin e të ndjerit ne kemi përcjell dosjen”.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen se si ka rrjedhë komunikimi i tij me Agon Musliun. Cufaj madje pyetjet e kryetares së Komisionit Mimoza Kusarit-Lila i ka quajtur aludime të saja.

Gjithashtu ai ka mohuar të përgjigjet edhe në pyetjen e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, se a ka qenë në dispozicion të ambasadorit dokumenti mjekësor i Agon Musliut.

Ai ka thënë se nuk po refuzon të përgjigjet, por duhet ta rekomandojnë përfaqësuesit e tij ligjor.

“Nuk jam i gatshëm të përgjigjem pa përfaqësues ligjor sepse nuk dua të bëjë vepër penale, për rastin në fjalë, nuk dua t’i iki dëshmisë përkundrazi nuk do të kishte dëshirë më të madhe se sa sot ta shpalosja të gjithë kronologjinë, por do doja ta respektoja ligjin”.

“Kam dorëzuar raport pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Unë nuk jam duke refuzuar të përgjigjem në pyetjet e juaja, nëse rasti në fjalë është në hetim sepse ende nuk është sjellë pranë gjykatës dhe nëse përfaqësuesit e mi ligjor më rekomandojnë të flasë me ju do ta kem kënaqësinë, por nuk jam duke refuzuar përgjigje”.

“Ambasada e Kosovës nuk ka ekspertizë mjekësore, ne si ambasadë që ta posedojmë që secilin shtetas që ka poseduar një dokument mjekësor ka qenë i obliguar që ta ketë atë dokument mjekësor dhe ta tregojë kur ka arritur në aeroportin e Prishtinës. Për asnjë udhëtar nuk kemi shënuar diçka të tillë nëse nuk e kemi pasur vërtetimin nga shtetësi dhe nëse ai e ka treguar ne e kemi shënuar se ka probleme shëndetësore”.

Kusari-Lila ka kërkuar të dijë kronologjinë e komunikimit dhe sa ka qenë i informuar ambasadori Cufaj në rastin e Agon Musliut.

Kusari-Lila ka pyetur se për rastin në fjalë a ka dorëzuar ambasadori raport me shkrim në MPJ, raporton Ekonomia Online.

“Fillimisht na tregoni kronologjinë e komunikimit dhe si jeni informuar ju për rastin e Agon Musliut në atë kohë si student apo si kosovar gjatë qëndrimit të Gjermani”.

“Ju na keni zënë në befasi se keni pranuar të dëshmoni e tash nuk po dëshmoni, nëse dëshironi ne mund të presim së pari që ju atë çfarë e keni dorëzuar me shkrim, dhe a keni dorëzuar raport me shkrim përveç organeve të hetuesisë dhe a keni raportuar në organet e vendit”.

Kusari ka thënë se nëse Ambasadori refuzon të përgjigjet atëherë duhet të ndërpritet intervista.

“Ne kërkojmë nga ministria e Jashtme raportin që ju e keni dorëzuar në raport me rastin e të ndjerit. Nëse ju nuk përgjigjeni në pyetje me të ndjerin atëherë ne duhet ta ndërkrejmë këtë bisedë dhe ta lëmë në një orar tjetër, kur të jeni të informuar”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ju është drejtuar ambasadorit Cufaj se ato që i din është obligim t’i telefonojnë në komision.

Ai ka pyetur se dokumentacioni mjekësor i Agon Musliut, ka qenë në dispozicion të Cufajt, raporton EO.

“Nëse ju refuzoni si dëshmitar të intervistoheni do të vlejnë të njëjta procedura, dhe ju e keni obligim të na jepni në dispozicioni ato që i dini dhe është interes me e ditë procesin e riatdhesimit sepse po flasim për një rast tragjik se duam të dinë a ka pasur abuzime në riatdhesim”.

“…nëse ju atje e keni bërë detyrën me përgjegjësi të gjithë çështjet janë me rëndësi se dokumentacioni mjekësor për sëmundjen e Agon Musliut a ka qenë në dispozicionin tuaj. Baba i Ahin Musliut ka deklaruar se dokumentacionin mjekësor u ka përcjell juve me viber”.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musli-Shoshi ka thënë se do ishte mirë të jetë dëshmitar kushdo që ka qenë drejtor i Qendrës Operative të MPJ-së.

Lexo më shumë:

Të ngjashme