Ambasadori francez i premton mbështetje Limajt

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 15:22 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Ambasadori Chabert e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e Qeverisë dhe marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit.

Me këtë rast, ambasadori Chabert shprehu edhe njëherë gatishmërinë e shtetit francez për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat e saj me theks të veçantë në rrugën e saj drejt BE-së.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadorin Chabert për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit francez.

Nga ky takim, zëvendëskryeministri Limaj, por edhe ambasadori Chabert u pajtuan se ka shumë mundësi të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe vazhdimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat, gjithnjë duke respektuar interesat e të dyja shteteve mike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme