Ambasadori francez: Veç me luftimin e korrupsionit promovohet rritja ekonomike

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 09:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasador i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka kërkuar nga institucionet që të bëjnë më shumë sa i përket luftimit të korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Chabert shtoi se vec me luftimin e korrupsionit promovohet rritja ekonomike. Ambasadori francez këto komente i bëri në tryezën me temën “Etika dhe integriteti në administratën publike – Korniza Evropiane”, organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Shkollën për Administratë Publike të Francës (ENA).

Ai më tej ka shtuat se shteti i Francës do të vazhdoj të mbështes Kosovën në forcimin e kapaciteteve administrative.

“Luftimi i korrupsionit është i rëndësishëm për të promovuar rritjen ekonomike dhe përforcuar aktivitete ekonomik të Kosovës”, tha ai.

“Ky trajnim është përfaqësuar nga ENA dhe disa vite ambasada ka lidhje të veçanta me IKAP dhe homologët e saj ne rajon dhe falënderoj ENA-n për investimin e saj në Kosovë dhe për forcimin e kapaciteteve administrative në rajon. Ky trajnim i drejtohet administratës së lartë të Kosovës“, tha ai.

Sipas tij, edhe pse është në fuqi Ligj për parandalimin të konfliktit të interesit, nuk po aplikohet mjaftueshëm dhe sanksionet janë të ulëta.

“Ekziston një Ligj mbi parandalimin të konfliktit të interesit në administratën publike në kodin e sjelljes që e vendos Kosovën në praktikën më të mirë evropiane. Raporti i progresit i Komisionit Evropian tregon disa mungesa dhe probleme në praktikën e Ligjit mbi konfliktin e interesit dhe aplikimin e pamjaftueshëm të sanksioneve disiplinore. Një administratë që funksionon mirë është e domosdoshme për qeverisjen demokratike transparente dhe efikase të Kosovës”.

Ambasadori insiston administrata publike përcakton kapacitetin e Qeverisë që vë në lëvizje reforma të nevojshme në procesin e integrimit evropian, raporton EO.

“Administrata publike përcakton kapacitetin e Qeverisë që jep shërbime publike dhe të vë në lëvizje reforma të nevojshme në procesin e integrimit evropian kjo është arsyeja që BE-ja insiston në politikën e zgjerimit mbi administratën publike që mund të përcjell administrim të mirë dhe të vë praktikë të mirë në Kosovë”, shtoi Chabert.

Zëvendës Ministër i Administratës Publike, Bujar Nerijovaj tha se të gjithë nëpunësit e administratës publike me mënyrën e sjelljes duhet të ndikojnë drejtpërdrejt në përforcimin e besueshmërisë së qytetarëve ndaj administratës publike.

“Nëpunësit publik si bartësit kryesorë të përgjegjësisë në administratën publike varësisht nga pozita e tyre do të ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultate të institucioneve dhe me mënyrën e sjelljes së tyre që zbatohen ata mund të rrisin apo dhe ulin besueshmërinë e qytetarëve ndaj administratës publike dhe shtetit. Është nën përgjegjësinë e secilit të sigurojmë sjellje etike në institucione publike karshi qytetarëve që besueshmëria të jetë në çdo kënd”, tha Nerijovaj.

“Qeveria e Kosovës është duke zbatuar programin e reformës së administratës publike me qëllim të modernizimit të saj dhe në qendër është avancimi i standardeve në shërbimin civil dhe krijimin e kushteve të përshtatshme që nëpunësit të jenë garant i shtetit ligjit dhe demokracisë”, tha Nerijovaj.

Nerijovaj falënderuar shtetin e Francës dhe ambasadorin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës.

Refike Sulcevsi, Drejtoreshë e Institutit Kosovar për Administratë Publike tha se Kosova ka bazë të mira ligjore për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Kosova ka bazë të mirë ligjore dhe institucionale për të parandaluar konfliktin e interesit dhe ta shfrytëzojmë këtë takim për shkëmbim të ideve dhe përvojave të përbashkëta”, tha Sulcevsi.

Të ngjashme