Ambasadori gjerman falenderon për punën e tij Lumir Abdixhikun

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt përmes Twitterit ka falënderuar për Lumir Abdixhikun për punën e tij si ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.

Heldt ka falënderuar personalisht Abdixhikun.

“Respekt për punën tuaj dhe personalisht faleminderit”, ka shkruar ai.

Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër i qeverisë Hoti.

Abdixhiku i cili ka drejtuar ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit i ka uruar sukses dy ministrave të rinj që do të drejtojnë këto dy dikastere.

Të ngjashme