Ambasadori Heldt për korrigjimin e kufijve: Merkel ka qenë e qartë në përgjigjen e saj

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e vendeve të punës në sektorin e bujqsisë, ka folur edhe për për ndryshimin e kufijve dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Sa u përket ndryshimit të kufijve, Heldt tha se përgjigjja e Angela Merkel-it për ndryshimin e kufijve ka qenë mjaft e qartë dhe se kjo gjë nuk ka mundësi të ndodhë, raporton Ekonomia Online.

“Unë mendoj që Angela Merkel ka qenë e qartë në përgjigjen e saj“, tha Heldt.

“Mendoj që ky kontinent ka pasur shumë luajtje të kufijve dhe mendoj që është kjo është e mjaftueshme dhe tani le të mundohemi që të përmirësojmë jetesën e qytetarëve të secilit komunitet, sepse koha e ndryshimit të kufijve ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe nuk do të ketë më luajtje të kufijve”, shtoi ai.

Heldt ka thënë se shpreson që liberalizimi i vizave në Kosovë të realizohet së shpejti pasi që të rinjtë kosovarë janë të vetmit në Ballkan të cilët nuk kanë mundësinë që të udhëtojnë lirshëm në Evropë që të eksplorojnë vendet e ndryshme, raporton EO.

Ai tha se komisioni me rekomandimin e vizave ka bërë një hap para dhe shpresa për liberalizim është shumë e madhe.

“Unë mendoj që së shpejti do të pranohet liberalizimi i vizave, sepse rekomandimi tani veçse është bërë dhe komisioni ka dhënë shenjën e vet dhe unë nuk mund të flas për datën se kur do të ndodhë kjo, sepse procesin unë nuk mundem ta kontrolloj, por mund të them se shpresoj shumë dhe besoj, sepse Kosova është i vetmi shtet në kontinent të Evropës që është jashtë kornizave ku të rinjtë e Kosovës nuk mund dalin dhe të udhëtojnë lirshëm në Evropë”, tha Heldt.

Të ngjashme