Ambasadori Hovenier: Biden ma besoi detyrën për Kosovën kur keni ende punë të pakryera

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se është nder për të që të jetë përfaqësues i presidentit Biden në Kosovë, në kohën kur vendi, ka ende punë të pakryera.

“Populli i Kosovës e ka luajtur mirë rolin e tij në skenën diplomatike globale. Është nder i që të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Mendoj që karriera ime në shërbimin e Shteteve të Bashkuara është një shëmbëlltyrë e përkushtimit të ShBA-së për Kosovën”.

“Jam i lumtur për rolin e ShBA-së që Kosova të funksionojë si shtet. Ka ende punë të pakryera si në çdo vend tjetër, dhe jam krenar dhe njëkohësisht pak i emocionuar nga kjo mundësi që të marr pjesë përsëri në këtë proces dhe të jem përfaqësues i presidentit Biden”.

“E ardhmja e Kosovës varet nga prijësit dhe qeveria e saj. SHBA-të janë partnere e qëndrueshme e Kosovës dhe përkushtimi që do të kemi është ai i Ambasadës amerikane dhe ne jemi miq me ju, do të bashkëpunojmë me qeverinë, me shoqërinë civile dhe me të gjithë”.

“Presidentja ka dhënë zotimet e saj në Samitin e Demokracisë për përkushtimin për funksionimin e institucionet e pavarura, për sistemin e drejtësisë që grupet e papërfaqësuara të kenë zë në institucione. Është fillimi i një dialogu dhe është i mrekullueshëm si hap i parë”.

Të ngjashme